Rama jep detaje shtesë pas vendimit për mbylljen e Tik Tokut në Shqipëri

Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12 mujore. Kjo u bë e ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu. “Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen…

Lajme

06/03/2025 15:23

Qeveria e Shqipërisë sot ka marrë vendim për mbylljen e platformës TikTok për një periudhë 12 mujore.

Kjo u bë e ditur nga ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu.

“Kemi rekomanduar mbylljen apo kufizimin e aksesit për platformën TikTok. Ky kufizim aksesi do të jetë për periudhë 12 mujore që do na lejojnë kohën për marrjen e masave në bashkërendim me përfaqësuesit e TikTok”, tha Manastirliu.

E kryeministri Edi Rama ka thënë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut është marrë në konsultimin e gjerë me prindërit.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve”, ka shkruar Rama në “X”.

Ai ka shtuar se “ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”.