Starmer: Mbretëria e Bashkuar do të luajë rol kryesor në sigurinë e Ukrainës
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar vizitë në një fabrikë mbrojtëse në Liverpool teksa ka zhvilluar një komunikim me punëtorët atje. Ai thotë se siguria e vendit është prioritet në të gjithë botën. “Siguria dhe mbrojtja e vendit tonë, e Evropës dhe e Ukrainës, është absolutisht mendimi primar i botës për momentin”. Kur u pyet…

Bota
Kryeministri britanik Keir Starmer ka zhvilluar vizitë në një fabrikë mbrojtëse në Liverpool teksa ka zhvilluar një komunikim me punëtorët atje.
Ai thotë se siguria e vendit është prioritet në të gjithë botën.
“Siguria dhe mbrojtja e vendit tonë, e Evropës dhe e Ukrainës, është absolutisht mendimi primar i botës për momentin”.
Kur u pyet për mbështetjen ushtarake për Ukrainën, ai thotë se ajo që ka më shumë rëndësi është një paqe e qëndrueshme që i jep fund luftës dhe siguron që Ukraina të jetë në gjendje të marrë vendimet e veta.
“Është e rëndësishme që të gjithë të fokusohen në këtë çështje. Nëse ka një marrëveshje, ne e mbrojmë atë”, tha Starmer.
Ai vazhdon se qeveria duhet të fokusohet në atë se cilat janë garancitë e mundshme të sigurisë, duke shtuar se “Mbretëria e Bashkuar do të luajë një rol udhëheqës” në këtë.
“Kjo duhet të bëhet në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara,” thotë ai me vendosmëri, pasi ato janë “të ndërthurura” me mbrojtjen dhe sigurinë./Lajmi.net/