Kurti thumbon prokurorët: Po të ishin të interesuar për dëshmi do të vinin tek unë, por interesohen ta luftojnë qeverinë e jo korrupsionin

Kryeministri i vendit, Albin Kurti as sot nuk iu përgjigj kërkesës së prokurorisë e gjykatës për të dëshmuar në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”. Kurti vendosi që pikërisht në ora 10:00 kur parashihej të dëshmonte të shkojë drejt Gjilanit, për nisjen e punimeve në një çerdhe. Kurti me këtë rast para mediave tha se…

Lajme

04/03/2025 10:47

Kryeministri i vendit, Albin Kurti as sot nuk iu përgjigj kërkesës së prokurorisë e gjykatës për të dëshmuar në rastin e njohur si “Rezervat shtetërore”.

Kurti vendosi që pikërisht në ora 10:00 kur parashihej të dëshmonte të shkojë drejt Gjilanit, për nisjen e punimeve në një çerdhe.

Kurti me këtë rast para mediave tha se asnjëherë s’ka thënë se s’do të jap dëshmi, por në zyrën e tij e jo në Prokurori.

“Unë asnjëherë nuk kam thënë se s’do të jap dëshmi, përkundrazi kam thënë se jam jo i gatshëm por edhe i interesuar që të dëshmojë. Në anën tjetër kam shkruar letër në të cilën kam treguar oraret se ku mund të bëhet dëshmia. E mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit, ka pasur raste edhe në të kaluarën kur kanë ardhur për kryeministra, madje jo vetëm si dëshmitarë, por edhe si të pandehur”, tha Kurti, shkruan lajmi.net.

AI tha se “Prandaj s’ka asnjë arsye të mos vazhdohet kjo”.

Kurti theksoi se qysh në muajin dhjetor ka qenë e mundur që të kryhet ky intervistim dhe të jepet “dëshmia nga ana ime, nëse Prokuroria e ka pas shumë të rëndësishme dëshminë time do të vinte tek ne”.

Kurti edhe në këtë rast ka sulmuar mediat

“Një prokuror që e ka synim kryesor dëshminë e dëshmitarit ai nuk humb kohë, pra shtrohet pyetja pse i humb prokuroria këto… për shkak se është më e interesuar të mbushë ballinat e portalit të ndonjë oligarkut se sa të sjellë dëshmi. Po e përdor e keqpërdorë lirinë për të luftuar qeverinë dhe jo krimin e korrupsionit. Kam qenë dhe jam i gatshëm që të dëshmojë. S’ka qeveri që e ka luftuar krimin dhe korrupsionin sikurse qeveria jonë në këto katër vite dhe po ashtu këtë e dëshmojnë qytetarët me mbështetjen masive që na kanë dhënë në këto zgjedhje”./Lajmi.net/