Krasniqi: Presidentja duhet t’i shkarkojë anëtarët që ndërhyjnë në punën e vëzhguesve, është e papranueshme
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur sot mes anëtarit të KQZ-së nga VV, Sami Kurteshit dhe vëzhguesve të LDK-së e AAK-së në Qendrën e Numërimit ku po numërohen votat me postë nga jashtë Kosovës. Krasniqi ka thënë se çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë…

Lajme
Albert Krasniqi nga Demokracia Plus, ka shkruar në lidhje me përplasjet që kanë ndodhur sot mes anëtarit të KQZ-së nga VV, Sami Kurteshit dhe vëzhguesve të LDK-së e AAK-së në Qendrën e Numërimit ku po numërohen votat me postë nga jashtë Kosovës.
Krasniqi ka thënë se çdo përpjekje e anëtarëve të KQZ-së për të ndërhyrë në punën e komisionerëve dhe vëzhguesve të subjekteve politike, përmes ndikimit apo presionit, është tërësisht e papranueshme, shkruan lajmi.net.
“Këto ndërhyrje duhet të ndalen menjëherë për të garantuar integritetin e procesit të numërimit të fletëvotimeve. Në të kundërtën, Presidentja e Kosovës duhet të ndërmarrë masa për shkarkimin e anëtarëve që shkelin detyrimet e tyre, veçanërisht ndaj atyre që janë përsëritës në cenimin e administrimit të zgjedhjeve”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. /Lajmi.net/