Maliqi: Pesha kryesore e momentit për Evropën ka rënë mbi Britaninë, po diskutohet që Franca të ofrojë mburojën nukleare
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruar për samitin e liderëve evropianë që është mbajtur në Londër, ku si çëhtje urgjente ishte lufta në Ukrainë – sidomos pas zhvillimeve të fundit të qasjes së administratës Trump ndaj kësaj lufte. Maliqi ka thënë se pesha kryesore në këtë moment i ka mbetur Mbretërisë së Bashkuar,…

Lajme
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka shkruar për samitin e liderëve evropianë që është mbajtur në Londër, ku si çëhtje urgjente ishte lufta në Ukrainë – sidomos pas zhvillimeve të fundit të qasjes së administratës Trump ndaj kësaj lufte.
Maliqi ka thënë se pesha kryesore në këtë moment i ka mbetur Mbretërisë së Bashkuar, si aleati më i besueshëm i SHBA-ve në Evropë.
Ai a thënë se vendet evropiane tashmë e kanë kuptuar që bota ka ndryshuar dhe kanë nisur të shpenzojnë më shumë në mbrojtje.
“Siç edhe u kuptua nga samiti i sotshëm historik në Londër, pesha kryesore historike e momentit për Europën ka rënë mbi Britaninë e Madhe. Si partneri kryesor dhe më i besueshëm i SHBA në Evropë, ajo po e luan rolin e urës mes palëve dhe të shtyllës mbajtëse të NATO-s. Interesi jetik i konceptit britanik të sigurisë europiane është që SHBA të mbeten në Evropë dhe që NATO të mbijetojë. Por që kjo të mund të ndodh, Europa duhet të tregohet e gatshme të investojë në mbrojtje dhe ta ofrojë garancinë e sigurisë për Ukrainën (trupat paqeruajtëse, armët, etj)”.
“Sinjalet e para janë se Europa e ka marrë mesazhin se bota ka ndryshuar. Britania ka vendosur t’i rrisë shpenzimet për mbrojtje në nivelin më të lartë që nga Lufta e Ftohtë. Në Gjermani, partitë kryesore CDU dhe SPD sot kanë dikutuar për një plan deri 1 trilionë euro investimesh në mbrojtje dhe infrastrukturë. Franca dhe Gjermania po diskutojnë për një plan që kjo e para të ofrojë mburojë nukleare për gjithë Europën. Kryeministri polak Tusk sot tha: “Nuk ka kuptim më që një kontinent me 500 milionë banorë (Europa) t’i kërkojë një shteti prej 300 milionë banorësh (SHBA) që ta mbrojë prej një shteti prej 140 milionë banorësh (Rusia)”, ka thënë Maliqi.