Aksident i rëndë në Llazicë të Malishevës, vdes një person
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Llazicë të Malishevës në rrugën Prishtinë-Pejë, teksa një person ka humbur jetën. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj. Elezaj ka thënë se dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin…

Lajme
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 12:55 në fshatin Llazicë të Malishevës në rrugën Prishtinë-Pejë, teksa një person ka humbur jetën.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
Elezaj ka thënë se dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar, ku për pasojë ka humbur jetën.
“Rreth orës 12:55 jemi njoftuar për aksident trafiku në fshatin Llazicë, Malishevë, në rrugën Prishtinë-Pejë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ku dyshohet se drejtuesi i një automjeti ka humbur kontrollin dhe është vet-aksidentuar. Si pasojë, ngasësi, një mashkull i moshës madhore, ka humbur jetën, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor”, ka thënë Elezaj.
Po ashtu me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML. /Lajmi.net/