E dyshuara për spiunazh del para gjykatës

Ka filluar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën, për spiunazh për BIA-n serbe, J. Gj. Në gjykatë prezent janë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu dhe avokati i të dyshuarës, Predrag Milkoviq. E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e…

Lajme

02/03/2025 14:20

Ka filluar seanca dëgjimore në departamentin special të Gjykatës Themelore në Prishtinë, lidhur me caktimin e masës së sigurisë, për të dyshuarën, për spiunazh për BIA-n serbe, J. Gj.

Në gjykatë prezent janë edhe prokurori special, Bekim Kodraliu dhe avokati i të dyshuarës, Predrag Milkoviq.

E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, e cila u ndalua për 48 orë nga prokuroria.

Prokuroria kishte njoftuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.

KosovaPress kishte marr vesh nga burime të vetat se e arrestuara ka inicialet J.Dj (J.Gj.) dhe vjen nga radhët e komunitetit serb.