​Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, kujton vëllain e tij Agron Haradinaj në përvjetorin e vdekjes

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij Agron Haradinaj, njërin prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorin e vdekjes. Në një postim në rrjetin social, Haradinaj është shprehur se po e kujton atë vetëm nga zemra, pasi që nuk dëshiron ta dallojnë nga shokët e tij të luftës,…

Lajme

02/03/2025 12:54

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka kujtuar vëllain e tij Agron Haradinaj, njërin prej luftëtarëve të parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në përvjetorin e vdekjes.

Në një postim në rrjetin social, Haradinaj është shprehur se po e kujton atë vetëm nga zemra, pasi që nuk dëshiron ta dallojnë nga shokët e tij të luftës, të cilëve, sipas tij, askush nuk po u shkon në përvjetore përkujtimore, përveç familjarëve.

Ish-nënkryetari i OVL- UÇK-së, mes të tjerash, ka thënë se fati deshi që të mos ishte pranë tij në ditët e tij të errëta, por të luftonte në gjykatën e Hagës, kundrejt një “padrejtësie”, ndaj shokëve të luftës.

“Vendosëm të të kujtojmë nga zemra, sepse nuk duam që të dallojmë nga shokët e tu, të cilëve pothuajse askush nuk po u shkon në përvjetore përkujtimore, përveç familjes. Jam i sigurt që as ti nuk do të doje të ndiheshe i dalluar nga shokët e tu të idealit, prandaj kam marrë një vendim të dhimbshëm. E di që nuk je lëkundur asnjë minutë mes dëshirës për të qenë unë pranë teje ose pranë shokëve tanë të idealit, të cilëve iu bë një padrejtësi skajshmërisht e padurueshme nga një gjykatë mesjetare për ndjekjen e shtrigave, të cilën historia juridike moderne do ta mbajë mend për sasinë më të madhe të padrejtësisë, paudhësisë, shpifjeve, poshtërimit, shëmtisë dhe dyfytyrësisë”, ka thënë Haradinaj në një postim në Facebook.

Një vizitë tek varri i Haradinaj, kishte bërë sot edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, i cili shkroi se kujtimi për të është i paharrueshëm.

Haradinaj, ka vdekur një vit më parë nga një sëmundje e rëndë.