Vetaksident në rrugën Milloshevë-Lebanë, lëndohen dy persona

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Milloshevë-Lebanë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore. “Sot rreth orës 10:20, në rrugën…

Lajme

02/03/2025 12:47

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në rrugën Milloshevë-Lebanë, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se si pasojë e aksidentit, dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Sot rreth orës 10:20, në rrugën Milloshevë -Lebanë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore”, ka thënë Ahmeti.

Ndërkaq policia ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij vetaksidenti. /Lajmi.net/