Maliqi: Ukraina po kërkon ekuivalentin e KFOR-it, dikë si Zelensky në Kosovë do ta kishin quajtur tradhtar

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar situatën e Ukrainës, duke thënë se kjo e fundit po kërkon prej perëndimit një ekuivalent si KFOR-i, që do të siguronte që Rusia nuk e sulmon prapë. Ai ka shtuar se Ukraina është e gatshme që për këtë gjë t’i japë qasje perëndimit në burimet e veta natyrore. Po ashtu,…

Lajme

01/03/2025 21:10

Analisti Agon Maliqi, ka komentuar situatën e Ukrainës, duke thënë se kjo e fundit po kërkon prej perëndimit një ekuivalent si KFOR-i, që do të siguronte që Rusia nuk e sulmon prapë.

Ai ka shtuar se Ukraina është e gatshme që për këtë gjë t’i japë qasje perëndimit në burimet e veta natyrore.

Po ashtu, Maliqi ka thënë se në Kosovë një person si Zelenskyn do ta kishin quajtur tradhtar dhe shkelës të sovranitetit.

‘‘Puna ka ngecur sepse Ukraina thjesht po e kërkon prej perëndimit një ekuivalent të KFOR-it me mandat të pakontestueshëm ndërkombëtar, që siguron se Rusia nuk ia mësyn prap. Ajo është e gatshme që për këtë t’i japë qasje perëndimit në burimet e veta natyrore. Sovranistët që po e marrin Zelenskyn si shembull për Kosovën se si “mbrohet dinjiteti”, në Kosovë ekuivalentin e Zelenskyt do ta kishin quajtur tradhëtar dhe shkelës të sovranitetit’’, ka thënë ai.