Po vazhdon numërimi i votave me postë, numri i pakove me vota të aprovuara është më shumë se 63 mijë

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë. Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë,…

Lajme

01/03/2025 13:03

Komisioni Qendror i zgjedhjeve ka njoftuar se po vazhdon numërimi i fletëvotimeve nga votimi jashtë Kosovës, të cilat i takojnë votimit me postë.

Sipas njoftimit të KQZ-së, deri në përfundim të ditës së premte, në këtë qendër janë numëruar fletëvotime që i takojnë votuesve të komunave Deçan, Gjakovë, Leposaviq, Novobërdë, Shtërpcë, Zubin Potok, Zveçan, Mamushë, Hani i Elezit, Graçanicë, Ranillug, Kllokot dhe Mitrovicë e Veriut.
Në proces të numërimit janë fletëvotime të ndara në kuti të votimit që u takojnë komunave Deçan, Gjilan, Dragash, Drenas, Istog, Klinë, Kamenicë dhe Kaçanik.

KQZ ka njoftuar se procesi i numërimit është transparent dhe po zhvillohet në prezencë të vëzhguesve të akredituar.

“Pas përfundimit të numërimit, rezultatet për subjektet politike dhe kandidatët, të ndarë sipas komunave, të cilave u takojnë votuesit e regjistruar, brenda një kohe të shpejtë do të shfaqen në platformën http://rezultatet2025.net Numri i pakove të supozuara me fletëvotime dhe që janë aprovuar nga KQZ, pas procesit të vlerësimit, është më shumë se 63 mijë sosh”, thuhet në njoftimin e KQZ-së. /Lajmi.net/ 
Postimi i plotë i KQZ-së: