Edhe dy muaj paraburgim për dy vëllezërit Viqentijeviq, të dyshuar për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit
Gjykata Themelore në Prishtinë, iu ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj vëllezërve Viqentijeviq të cilët dyshohen se kanë kryer sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi. “Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës…

Lajme
Gjykata Themelore në Prishtinë, iu ka vazhduar masën e paraburgimit edhe për dy muaj vëllezërve Viqentijeviq të cilët dyshohen se kanë kryer sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.
“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për vazhdimin e masës së paraburgimit në çështjen penale kundër të pandehurve J.V. dhe D.V., Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special me datë 28.02.2025 ka marr Aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e PSRK-së, ashtu që masa e paraburgimit të pandehurve J.V. dhe D.V., iu vazhdohet në kohëzgjatje prej 2 (dy) muaj, për secilin”, ka thënë Gashi.
Më 29 nëntor, në fshatin Varragë të Zubin Potokut ka ndodhur një shpërthim i cili ka dëmtuar kanalin e Ibër-Lepencit.
Sulmi shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale dhe ndërprerje të furnizimit të rregullt me ujë dhe rrymë në disa zona.