“Arabia Saudite e interesuar për investim në Kosovë”- Shahini jep detaje nga delegacioni që po viziton AKB-në dhe vendin tonë
Kosovës i nevojiten investime sa më të mëdha, në mënyrë që ekonomia të ketë ngritje e zhvillimi të jetë i hovshëm. Në lidhje me këtë, kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini ka njoftuar se Arabia Saudite është e interesuar për të investuar në Kosovë. Këtë gjë ai e bëri të ditur pas një…

Lajme
Kosovës i nevojiten investime sa më të mëdha, në mënyrë që ekonomia të ketë ngritje e zhvillimi të jetë i hovshëm.
Në lidhje me këtë, kryetari i Aleancës Kosovare për Biznese, Agim Shahini ka njoftuar se Arabia Saudite është e interesuar për të investuar në Kosovë.
Këtë gjë ai e bëri të ditur pas një takimi që pati me delegacionin e Arabisë Saudite, të kryesuar nga Dr. Abdulhamit Jafer që po viziton AKB-në dhe vendin tonë, transmeton lajmi.net.
Shahini tha se nga delegacioni u bë e ditur se janë të interesuar të mbështesin iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë, sipas kërkesave që ka shteti ynë.
Postimi i plotë:
Arabia Saudite e interesuar për investim në Kosovë
Një delegacion I Arabis Saudite I kryesuar nga Dr.Abdulhamit Jafer po e viziton AKB dhe Kosovën.
A tha se jemi të interesuar për të mbështet iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë sipas kërkesave që ka Kosova.
Agim Shahini kryetar I AKB-ës tha se Kosova ka politikat me të mira për investim në Ballkanin Perëndimor dhe kjo ishte tepër interest për investitorët Arab.
Të dy palët u zotua që të vazhdojnë komunikimin për të mirën e dy shteteve dhe bizneseve tona./Lajmi.net/