Koci avokat i Hekuran Nikçit: Ndalimi i tij është i panevojshëm
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas intervistimit nga Hetimi i Krimeve Ekonomike, janë ndaluar për 48 orë Kryeinspektori i jashtëligjshëm Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku u.d Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës. Sipas Prokurorisë, Hekuran Nikçi dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës…

Lajme
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se pas intervistimit nga Hetimi i Krimeve Ekonomike, janë ndaluar për 48 orë Kryeinspektori i jashtëligjshëm Hekuran Nikçi dhe Naim Shalaku u.d Menaxher i Njësisë për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore në Inspektoratin Qendror të Punës.
Sipas Prokurorisë, Hekuran Nikçi dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së, Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës nga neni 218 të KPRK-së dhe Përdorimi i paautorizuar të pasurisë nga neni 420 të KPRK-së, ndërsa Naim Shalaku dyshohet se i ka kryer veprat penale Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 paragrafi 1 të KPRK-së dhe Cenimi i të drejtave nga marrëdhënia e punës në vazhdimësi nga neni 218 lidhur me nenin 77 të KPRK-së.
Avokati i Hekuran Nikçit, Arianit Koci përmes Facebook tha se ndalimi i tij është i panevojshëm dhe i pabazë.
“Si avokat i z. Hekuran Nikçi, shpreh shqetësimin tim për ndalimin e tij dhe mënyrën e trajtimit të kësaj çështjeje. Ky ndalim është i panevojshëm dhe i pabazuar.Z. Nikçi po hetohet pa prova konkrete për përgjegjësinë e tij penale, ndërsa mënyra se si po zhvillohet ky proces nuk i ngjan një hetimi të drejtë dhe ligjor.Për më tepër, kjo është çështje e interpretimit juridik të veprimeve ligjore të palëve në një kontest administrativ.Drejtësia duhet të mbetet e pavarur dhe e paanshme, pa u ndikuar nga faktorë politikë apo interesa të tjera”, shkruhet në postimin e tij në Facebook.
Postimi i plotë: