Aksident komunikacioni në Prishtinë, lëndohen dy motoçiklistë
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, e ku janë përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë. Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti. Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave, të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK. “Sot…

Lajme
Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Prishtinë, e ku janë përfshirë dy motoçikleta dhe një veturë.
Rastin për lajmi.net, e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se si pasojë e këtij aksidenti lëndime kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave, të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK.
“Sot rreth orës 17:00 në kryqëzimin e rrugëve ‘Fehmi Lladrovci’ dhe ‘Agim Ramadani’ tek semaforët e konvikteve ka ndodhur një aksident trafiku ku kanë qenë të përfshira dy motoçikleta dhe një automjet, si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar dy vozitësit e motoçikletave, të cilët janë dërguar për tretman ne QKUK”, tha Ahmeti.
Ndërkaq me rastin po merret njësiti i trafikut i kryeqytetit. /Lajmi.net/