Vendimi për dënimin e Dodik e aktivizon Vuçiqin, pas disa orësh niset për në Bosnje
Sipas mediave serbe të afërta me regjimin në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të shkojë sonte në Banja Llukë me ftesë të Milorad Dodik i cili sot u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet të ndalimit të funksionit të detyrave të Presidentit të Republikës Serbe për mosbindje ndaj vendimit të Përfaqësueses së…

Lajme
Sipas mediave serbe të afërta me regjimin në Beograd, presidenti serb Aleksandar Vuçiq do të shkojë sonte në Banja Llukë me ftesë të Milorad Dodik i cili sot u dënua me një vit burg dhe gjashtë vjet të ndalimit të funksionit të detyrave të Presidentit të Republikës Serbe për mosbindje ndaj vendimit të Përfaqësueses së Lartë në Bosnje dhe Hercegovinë.
Në fjalimin e dytë pas vendimit, Dodik tha se ka bërë dy telefonata dhe se telefonata e parë ka qenë e Vuçiqit, ndërsa telefonata e dytë ka qenë e kryeministrit hungarez Viktor Orban.
Dodik e ka ftuar Vuçiqin që brenda 24 orëve të vijë në Banja Llukë, por është e sigurt që vizita do të ndodhë tashmë sonte. Vuçiq ka thirrur edhe mbledhjen urgjente të Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Serbisë për sot në orën 17:00 për shkak të dënimit të Milorad Dodik.