Qytetari e gjen kuletën me para në Brezovicë dhe e dorëzon në polici
Një 15-vjeçar ka bërë një gjest human duke dorëzuar kuletën të cilën e kishte gjetur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Brenda kuletës ndodheshin një shumë e parash, bëri të ditur Policia. PK-ja po ashtu njoftoi se pas procedurave kuleta iu kthye pronarit. “Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O,…

Lajme
Një 15-vjeçar ka bërë një gjest human duke dorëzuar kuletën të cilën e kishte gjetur në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Brenda kuletës ndodheshin një shumë e parash, bëri të ditur Policia.
PK-ja po ashtu njoftoi se pas procedurave kuleta iu kthye pronarit.
“Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatë.