5 policë raportohet të jenë plagosur në Serbi, në protestat para Kuvendit

Pesë zyrtarë policorë raportohet të jenë plagosur në Serbi, saktësisht në Novi Sad. Plagosja e tyre thuhet të ketë ndodhur gjatë përballjes me protestuesit përballë Kuvendit në Novi Sad, ku edhe po zhvillohet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri, Zarko Miqin. Sipas raportimeve të njëjtit tashmë po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore. Që në mëngjes…

Lajme

24/02/2025 13:00

Pesë zyrtarë policorë raportohet të jenë plagosur në Serbi, saktësisht në Novi Sad.

Plagosja e tyre thuhet të ketë ndodhur gjatë përballjes me protestuesit përballë Kuvendit në Novi Sad, ku edhe po zhvillohet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri, Zarko Miqin.

Sipas raportimeve të njëjtit tashmë po i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore.

Që në mëngjes një numër i madh i policëve kanë mbërritur në Kuvendin e Novi Sadit të hënën herët në mëngjes, ku sot mbahet seanca për zgjedhjen e kryetarit të ri, raporton b92.

Aty po zhvillohet edhe protesta e organizuar nga opozita e Novi Sadit.Policët janë të vendosur edhe në Kuvendin e Vojvodinës, i cili ndodhet përballë rrugës./Lajmi.net/