“Nuk besojmë në premtime”, studentët në Serbi kërkojnë nga autoritetet që të ndjekin penalisht Jokiqin dhe sulmuesit
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq njoftoi se janë dakorduar ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë me universitetet, si dhe paralajmëroi paga më të larta për profesorët dhe tarifa më të ulëta të shkollimit për studentët, duke thënë se kjo do të përmbushë kërkesën e katërt të studentëve. Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar…

Lajme
Kryetarja e Kuvendit të Serbisë, Ana Bërnabiq njoftoi se janë dakorduar ndryshimet në Ligjin për Arsimin e Lartë me universitetet, si dhe paralajmëroi paga më të larta për profesorët dhe tarifa më të ulëta të shkollimit për studentët, duke thënë se kjo do të përmbushë kërkesën e katërt të studentëve. Kujtojmë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq më shumë se dy muaj më parë kishte pretendoi se të gjitha kërkesat e studentëve ishin plotësuar në atë kohë.
Pothuajse në çdo dalje mediatike, Vuçiq mundohet të bindë studentët se kërkesat e tyre janë plotësuar.
“Sa i përket studentëve, jam shumë i kënaqur me faktin që i kemi plotësuar të gjitha kërkesat…Ata kërkuan që të përmbushen katër gjëra, të katër gjërat u plotësuan”, tha Vuçiq në dhjetor të vitit të kaluar.
Zyrtarët shtetërorë pranojnë me ngurrim se ajo për të cilën presidenti po i bindte në mes të dhjetorit nuk është plotësisht e vërtetë. Ftesa për bisedime me studentët, shkruan N1.
“Jam i sigurt se shumë lehtë mund të konstatojmë se janë plotësuar edhe tri kërkesat e mëparshme apo tri kërkesat e tjera, ose nëse ka ndonjë paqartësi mund të sqarojmë dhe të përcaktojmë në bisedime se çfarë mungon apo çfarë nuk mund të bëhet sepse thjesht nuk ekziston fizikisht dhe juridikisht”, tha kryeministri në largim Millosh Vuçeviq.
Studentja Sofia Avramescu thotë se kërkesat e studentëve janë të qarta dhe të sakta, prandaj mendojnë se nuk ka nevojë për bisedë dhe dialog.
Ndryshimet në ligj do të ulin përgjysmë tarifat e shkollimit të studentëve, ndërsa pagat e mësuesve do të rriten për 16 për qind.
“Apel dhe kërkesë për t’u rikthyer në mësime pas plotësimit të kësaj kërkese të katërt.. Tri kërkesat e para, natyrisht, janë ende duke u punuar nga autoritetet kompetente, por ato kanë të bëjnë me gjyqësorin”, tha Bërnabiq.
Studentja Sofia Avramescu thotë se nuk mund të besojnë asnjë fjalë.
“Vetëm nëse shohim rezultatet e veprimeve të tyre, do ta dimë se këto kërkesa janë përmbushur”.
“Nuk do t’i besojmë fjalëve dhe premtimeve të tilla…”, tha ajo.
Qeveria kishte premtuar tashmë se sulmuesit e studentëve të FDU-së do të ndëshkoheshin. Prokuroria megjithatë hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj njërit prej tyre. Aleksandar Jokiq së fundmi është gjendur pranë vetë presidentit.
Studentja e Fakultetit të Arteve thotë se dalja e Jokiqit në shoqërinë e presidentit në Pozharevc ditë më parë, është simbol se kërkesat nuk janë plotësuar dhe sa herë thonë se kanë gënjyer.
“Plotësoni kërkesat e studentëve dhe procedoni penalisht atë njeri dhe të gjithë sulmuesit e tjerë, lista ekziston”, tha studentja.
Fakti që lista e kërkesave të studentëve ekziston, dhe që qeveria e interpreton ashtu siç e sheh të arsyeshme, është një tjetër tregues për ish-rektorin e Universitetit të Beogradit, Branko Kovaçeviq, se as akademikët dhe as profesorët e tyre nuk kanë besim në institucione.
“Si mund të shëroheni kur njeriu që sulmoi studentët qëndron pas shpinës së presidentit”.
“Kjo do të thotë se ai është anëtar i partisë…Këta janë ushtarë të partisë, nuk e kanë bërë vetë”, beson ish-rektori Branko Kovaçeviq.
Në Serbi tash e tre muaj po mbahen protestat e studentëve të cilët kërkojnë përgjegjësi për shembjen e çatisë së Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, ku si pasojë humbën jetën 15 persona.