Një këngëtar, një sipërmarrës dhe një blogere, tre banorë të rinj i bashkohen shtëpisë së BBVA
Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania, solli një tjetër surprizë për banorët dhe publikun, teksa tre konkurrentë të rinj i janë bashkuar garës për çmimin e madh. Riki, Shkëlzeni dhe Mikela janë emrat më të rinj që hynë në shtëpi, duke premtuar të sjellin dinamika të reja dhe të ndikojnë në ekuilibrat e…

ShowBiz
Spektakli i fundit i Big Brother VIP Albania, solli një tjetër surprizë për banorët dhe publikun, teksa tre konkurrentë të rinj i janë bashkuar garës për çmimin e madh.
Riki, Shkëlzeni dhe Mikela janë emrat më të rinj që hynë në shtëpi, duke premtuar të sjellin dinamika të reja dhe të ndikojnë në ekuilibrat e lojës.
Riki – Këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”, ai vjen në këtë eksperiencë me synimin për të treguar një anë tjetër të vetes dhe për të krijuar lidhje me banorët e tjerë.
Shkëlzeni – 29-vjeçar nga Tropoja, sipërmarrës, mjek stomatolog. Me një profil të spikatur profesional, ai duket se do të sjellë një qasje të re në shtëpi dhe një frymë të ndryshme komunikimi.
Mikela – 26-vjeçare, e cila prej vitesh jeton në Itali dhe është blogere. Me një karakter të fortë dhe energji të lartë, ajo është gati të sfidojë banorët e tjerë dhe të krijojë dinamika të reja.
Sapo hynë në shtëpi, tre konkurrentët e rinj shprehën preferencat dhe mendimet e tyre për banorët e tjerë.
Mikela pranoi se i pëlqen Laerti, ndërsa nga ana tjetër, nuk e ka aspak në qejf Kellyn.
Shkëlzeni shprehu simpatinë e tij për Gjestin dhe Eglin, por e bëri të qartë se nuk e pëlqen Vserlon.
Riki, ashtu si Shkëlzeni, e veçoi Gjestin si banorin e tij të preferuar, ndërsa ai që e pëlqen më pak është Vserlo.
Hyrja e tre banorëve të rinj pritet të ndryshojë dinamikat brenda shtëpisë, duke krijuar aleanca të reja, përplasje dhe situata të papritura.
Mbetet për t’u parë se si do të integrohen ata me konkurrentët e tjerë dhe çfarë ndikimi do të kenë në rrjedhën e lojës.