“Valixhja e tundimeve” – Gjesti hap zarfin e dytë, ka në dorë fatin e pesë banorëve
Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, lideri i javës, Gjesti, hapi zarfin e dytë, i cili i dha fuqinë për të ndryshuar fatin e disa banorëve në Big Brother VIP Albania. Në zarfin misterioz shkruhej: “Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’u dhurosh nga një…

ShowBiz
Pas sfidës së “Valixhes së Tundimeve”, lideri i javës, Gjesti, hapi zarfin e dytë, i cili i dha fuqinë për të ndryshuar fatin e disa banorëve në Big Brother VIP Albania.
Në zarfin misterioz shkruhej: “Ti ke në dorë të ndryshosh fatin e disa banorëve. Përzgjidh pesë banorë të cilëve dëshiron t’u dhurosh nga një biletë. Vetëm një nga biletat është vajtje-ardhje”.
Duke marrë rolin e vendimmarrësit, Gjesti nisi shpërndarjen e biletave.
View this post on Instagram
I pari që ai zgjodhi ishte Egli, një vendim që u prit me surprizë nga të gjithë, por Egli refuzoi ta pranonte biletën.
“Faleminderit, e vlerësoj, por nuk e dua”, tha Egli.
View this post on Instagram
Më pas, ai vendosi t’ua dhurojë biletat e fatit Livias, Danjës dhe Tirit, të cilët i pranuan.
Banorët e fundit që përfituan nga ky vendim ishin Aldo dhe Kelly, të cilët gjithashtu e morën biletën me kureshtje, duke pyetur veten se cili prej tyre mund të ketë biletën vajtje-ardhje.
Ky vendim i Gjesti solli tension dhe diskutime në shtëpi, pasi askush nuk e di ende kush e ka biletën e fatit që mund t’i sigurojë një rikthim në shtëpi pas një eliminimi të mundshëm.
View this post on Instagram