Ja kur do mbahet konferenca e katërt ndërqeveritare Shqipëri-BE
Konferenca e katërt mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 18 mars. Lajmin e konfirmoi shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian. Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse “Ne shpresojmë që të…

Lajme
Konferenca e katërt mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian do të zhvillohet më 18 mars. Lajmin e konfirmoi shefi i diplomacisë polake, Radoslaw Sikorski gjatë raportimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian.
Në këtë raund të ri bisedimesh do të hapet grup-kapitulli i tretë i negociatave për konkurrueshmërinë dhe rritjen gjithëpërfshirëse
“Ne shpresojmë që të hapim një grup-kapitull të ri të negociatave me Shqipërinë në një konferencë ndërqeveritare që do të zhvillohet muajin e ardhshëm dhe po ashtu vijimin e negociatave edhe me Malin e Zi. Zgjerimi është një proces me përfitime të dyanshme, si për shtetet kandidate dhe për ato anëtare të BE-së. Po ju jap si shembull shifrat në rritje të tregtisë mes Gjermanisë dhe Polonisë që nga koha kur ne u bëmë shtet anëtar. Tregtia mes nesh u rrit me 8 herë”, tha Radoslaë Sikorski.