Rezultati i zgjedhjeve, Abdixhiku: LDK respekton vullnetin qytetar në plotni, as s’dëshiron dhe as nuk pretendon ta anashkalojë

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se gjatë javës ka patur takime të ndryshme me ambasadorët e vendeve të QUIN-it në Kosovë, si dhe përfaqësues të SHBA-së. Ai tha se me të gjithë diskutoi mbi procesin zgjedhor, rezultatet dhe domosdoshmërinë për të pritur numërimin e secilës votë, përfshirë edhe ato të mërgatës. “Siç kam…

Lajme

21/02/2025 15:14

Lideri i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se gjatë javës ka patur takime të ndryshme me ambasadorët e vendeve të QUIN-it në Kosovë, si dhe përfaqësues të SHBA-së.

Ai tha se me të gjithë diskutoi mbi procesin zgjedhor, rezultatet dhe domosdoshmërinë për të pritur numërimin e secilës votë, përfshirë edhe ato të mërgatës.

“Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tone”,tha ai, transmeton lajmi.net.

Postimi i plotë:

Gjatë kësaj jave, prita në takim ambasadorët e SHBA-ve, Britanisë së Madhe, Bashkimit Evropian, Francës e Italisë. 🇺🇸🇬🇧🇪🇺🇫🇷🇮🇹

Me të gjithë, diskutuam mbi procesin zgjedhor, rezultatet e deritanishme, e domosdoshmërinë për pritjen e numërimit të secilës votë, përfshirë dhe ato të mërgatës.

Siç kam deklaruar në vazhdimësi, LDK e respekton vullnetin qytetar në plotni. As nuk dëshiron e as nuk pretendon ta anashkalojë. LDK do të sillet konform këtij vullneti me plot përgjegjësi; siç dhe do të përfaqësojë denjësisht zërin e votuesit tonë.

Falenderime të pafundme për mbështetjen e aleatëve tanë në çdo sfidë të Republikës./Lajmi.net/