Salihu: Limaj e deputetët e tij s’mund të marrin asnjë post qeveritar nëse hyjnë në Qeveri me Kurtin
Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se as lideri i Nisma-s Fatmir Limaj dhe as deputetët e Nisma-s nuk do të mund të marrin asnjë pozitë në Qeveri, edhe nëse do të futen në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Salihu tha se për të marrë pozitë në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e Nisma-s duhet të…

Lajme
Bekim Salihu nga Instituti GAP ka thënë se as lideri i Nisma-s Fatmir Limaj dhe as deputetët e Nisma-s nuk do të mund të marrin asnjë pozitë në Qeveri, edhe nëse do të futen në koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.
Salihu tha se për të marrë pozitë në ekzekutiv, Limaj dhe deputetët e Nisma-s duhet të japin dorëheqje nga posti i deputetit, e kjo do të çojë në futjen e deputetëve të AAK-së në Kuvend, të cilët janë në radhë dhe kësisoj do t’i hapej rruga rrëzimit të Qeverisë.
“Nëse Fatmir Limaj hyn në qeveri, as ai dhe as dy deputetët e NISMA-s nuk mund të marrin asnjë funksion në qeveri, ngase kështu i hapet rruga rrëzimit të qeverisë nga opozita. Kjo ndodh sepse, nëse Limaj merr funksion qeveritar, ai/ata japin dorëheqje nga pozita e deputetit dhe zëvendësohen nga deputeti i radhës në listë, që është i AAK-së.Por unë pres që edhe të tjerë “hajvana” do të bëhen shpejt loqkamana. ”, ka shkruar Salihaj.
Limaj mbrëmë u shpreh i gatshëm për një koalicion të mundshëm me VV-në, duke thënë se s’ka vija të kuqe për këtë parti.
Madje ai tha se Nisma dhe AAK-ja nuk kanë qëndrime të njëjta për shumë çështje në politikë./Lajmi.net/