​Moti sot i vranët dhe me intervale të shkurtra me diell

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat vende-vende sipas institutit mund të sjellin riga të dobëta shiu. “Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga…

Lajme

21/02/2025 08:04

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se moti sot do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell.

Vranësirat vende-vende sipas institutit mund të sjellin riga të dobëta shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s”, thuhet në njoftim.