Bullgari: Qytetarët bojkotojnë dyqanet për shkak të çmimeve të larta

Qytetarët bullgarë sot po bojkotojnë dyqanet e shitjes me pakicë për shkak të çmimeve të larta. Pas nismës që filloi në Kroaci dhe u përhap shpejt në shumë vende të Ballkanit, në Bullgari sot është vërejtur numër i reduktuar i konsumatorëve për shkak të bojkotit, transmeton AA. Bojkoti është inicuar nga organizata joqeveritare, ndërsa, siç…

Bota

13/02/2025 16:58

Qytetarët bullgarë sot po bojkotojnë dyqanet e shitjes me pakicë për shkak të çmimeve të larta.

Pas nismës që filloi në Kroaci dhe u përhap shpejt në shumë vende të Ballkanit, në Bullgari sot është vërejtur numër i reduktuar i konsumatorëve për shkak të bojkotit, transmeton AA.

Bojkoti është inicuar nga organizata joqeveritare, ndërsa, siç raportojnë mediat e vendit, organizatorët po i bëjnë thirrje qeverisë bullgare të vendosë tavan çmimesh për 70 produkte ushqimore bazë, transmeton AA.

Thirrje për bojkot ndaj dyqaneve dhe supermarketeve deri më tani ka pasur në disa vende të Ballkanit, duke përfshirë Koracinë, Bosnjë dhe Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut, Shqipërinë, Kosovën dhe Serbinë.

Në Kosovë, të hënën më 10 shkurt, disa qytetarë iu bashkuan iniciativës për bojkotimin e supermarketeve si rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të çmimeve.