Krasniqi takon të dërguarin e Sllovenisë për Ballkanin, e njofton për procesin zgjedhor të 9 shkurtit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon. Krasniqi njoftoi se ka theksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/kras.jpg)
Lajme
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim të dërguarin special të Sllovenisë për Ballkanin Perëndimor, Anžej Frangeš, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet në Kosovë dhe në rajon.
Krasniqi njoftoi se ka theksuar përkushtimin e PDK-së për integrimin euroatlantik të Kosovës, forcimin e demokracisë dhe zhvillimin ekonomik, si dhe ka vlerësuar mbështetjen e vazhdueshme të Sllovenisë për vendin tonë.
“Në raport me zgjedhjet e përgjithshme, të dërguarin slloven e njoftova se 9 shkurti ishte një dëshmi e pjekurisë demokratike të vendit tonë dhe përkushtimit të qytetarëve për një të ardhme më të mirë”, ka shkruar i pari i PDK-së në llogarinë e tij në Facebook.