Zelensky: Ukraina s’do të pranojë asnjë marrëveshje ShBA-Rusi të bërë pa Ukrainën
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të arritur midis ShBA-së dhe Rusisë në mungesë të saj. Zelensky u shpreh se vendi i tyre do të duhej të ishte në tryezën e bisedimeve, raporton Sky News. Ai tha se nuk diskutoi anëtarësimin në NATO në telefonatën që pati…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2022/10/Volodymyr_Zelensky_c_Main._www.president.gov_.ua_.jpg)
Bota
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky tha se Ukraina nuk do të pranojë asnjë marrëveshje paqeje të arritur midis ShBA-së dhe Rusisë në mungesë të saj.
Zelensky u shpreh se vendi i tyre do të duhej të ishte në tryezën e bisedimeve, raporton Sky News.
Ai tha se nuk diskutoi anëtarësimin në NATO në telefonatën që pati me Donald Trumpin.
“Sot është e rëndësishme që gjithçka të mos shkojë sipas planit të Putinit, në të cilin ai dëshiron të bëjë gjithçka për t’i bërë negociatat dypalëshe”, tha presidenti ukrainas.