Logoja e 17 vjetorit të pavarësisë u kritikua shumë, nga kompania mundohen ta sqarojnë çfarë nënkuptuan gjatë realizimit

Institucionet e Kosovës dje kanë bërë publike logon e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Menjëherë pas publikimit, kjo logo mori shumë kritika në rrjetet sociale, pasi dy trekëndëshit lidheshin edhe me shkronjat “VV” që janë edhe shkurtesa e partisë në pushtet, Vetëvendosje. Në lidhje me këtë ka reaguar kompania “Red Mill”, e cila është…

Lajme

13/02/2025 12:32

Institucionet e Kosovës dje kanë bërë publike logon e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Menjëherë pas publikimit, kjo logo mori shumë kritika në rrjetet sociale, pasi dy trekëndëshit lidheshin edhe me shkronjat “VV” që janë edhe shkurtesa e partisë në pushtet, Vetëvendosje.

Në lidhje me këtë ka reaguar kompania “Red Mill”, e cila është kompania që ka ideuar dhe realizuar logon.

Kompania shkruan se në dy trekëndësha është paraqitur dy herë numri 17, meqë është 17 vjetori i pavarësisë dhe data e pavarësisë 17 shkurti, gjë që nuk përsëritet më.

Ngjyrën ari të përdorur shkruajnë se simbolizon suksesin, ndërkohë e bardha unitetin.

“Një reflektim i kohës—17 vite pavarësi, festuar më 17 shkurt. Dy shtatëmbëdhjeta, të ndërthurura në kuptim, qëndrojnë si një homazh për rrugëtimin e kaluar dhe atë që ende na pret.
Por shikoni më nga afër, dhe format zbulojnë më shumë. Ato ngrihen si krahë, gati për fluturim, duke mishëruar një vend që gjithmonë synon përpara. Ngjyra e artë pëshpërit triumf, një rrugëtim të shtruar me sukses. E bardha, ngjyra e unitetit, na kujton se së bashku, ne ngrihemi”, kanë thënë nga kompania. /Lajmi.net. 
Postimi i tyre i plotë: