Përditësimi i fundit i KQZ-së, vazhdon procesi i numërimit drejt 100% të votave
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon t’i përditësojë të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike. Bazuar në përditësimin e fundit, të orës 22:12, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.84 për qind, me 341 mijë e 672 vota. E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22,05 për qind…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/votatttt.jpg)
Lajme
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon t’i përditësojë të dhënat e rezultateve nga numërimi i votave për subjektet politike.
Bazuar në përditësimin e fundit, të orës 22:12, Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të jetë e para me 40.84 për qind, me 341 mijë e 672 vota.
E dyta renditet Partia Demokratike e Kosovës me 22,05 për qind apo 184 mijë e 449 vota.
E treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 17.67 për qind apo 147 mijë e 827 vota.
Ndërsa në vendin e katërt renditet AAK-ja me 7.45 për qind apo 62 mijë e 309 vota.