Arrestohet në Prishtinë i dyshuari i dytë për vrasjen në Skenderaj

Policia e Kosovës, ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për vrasjen e sotme në Skenderaj. Sipas një njoftimi, i dyshuari B.I është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin. “Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore…

Lajme

12/02/2025 23:22

Policia e Kosovës, ka arrestuar edhe të dyshuarin e dytë për vrasjen e sotme në Skenderaj.

Sipas një njoftimi, i dyshuari B.I është arrestuar në Prishtinë dhe tek ai janë gjetur dhe sekuestruar prova materiale të cilat ndërlidhen me rastin.

“Në këtë rast, hetuesit në koordinim me prokurorin janë duke ndërmarrë veprimet e nevojshme proceduralo-hetimore për ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit”, thuhet në komunikatën e policisë.

Më herët, policia arrestoi edhe të dyshuarin tjetër, H.I, 62-vjeçar dhe i konfiskoi tri armë-revole.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, atij i ishte caktuar masa e ndalimit për 48 orë.