Berisha: Mos u ngutni burra, zgjedhjet paskan qenë të manipuluara qëllimshëm

Bekë Berisha nga AAK thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk kanë qenë demokratike. Ai konsideron se zgjedhjet ishin të manipuluara qëllimshëm, pasi AAK po pasqyrohet 7,46%. “Mos u ngutni burra se këto zgjedhje nuk paskan qenë demokratike, por të manipuluara qëllimshëm. Aleancën po e pasqyrojnë 7,46%, ndërsa në shumë vende votat e Aleancës janë…

Lajme

12/02/2025 16:39

Bekë Berisha nga AAK thotë se zgjedhjet e 9 shkurtit nuk kanë qenë demokratike.

Ai konsideron se zgjedhjet ishin të manipuluara qëllimshëm, pasi AAK po pasqyrohet 7,46%.

“Mos u ngutni burra se këto zgjedhje nuk paskan qenë demokratike, por të manipuluara qëllimshëm.

Aleancën po e pasqyrojnë 7,46%, ndërsa në shumë vende votat e Aleancës janë 0, kurse,  ato të Ballit Kombëtar dhe Ashkalinjëve janë rritur”.

Ai apelon KQZ-në që të reagojnë për këto manipulime.

“I lus të gjitha KQZ-të lokale dhe komisionerët që të evidentojnë dhe reagojnë për këto manipulime. Për këtë jam shumë i bindur se Aleanca është më shumë, se sa që po na pasqyrojnë”.