Publikohet fotografia, ky është burri që u vra sot në qendër të Skenderajt
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një prej kafiterive që ndodhen në sheshin kryesor në Skenderaj. Viktima në këtë rast raportohet se është Ismet Ibishi nga fshati Klinë e Ulët. Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë duke bërë të ditur se ai është vrarë në një kafiteri orët…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-3-780x439-1-600x360-1-1-1.jpg)
Lajme
Një 42 vjeçar është vrarë sot në një prej kafiterive që ndodhen në sheshin kryesor në Skenderaj.
Viktima në këtë rast raportohet se është Ismet Ibishi nga fshati Klinë e Ulët.
Në lidhje me rastin nga Policia e Kosovës kanë dhënë detaje shtesë duke bërë të ditur se ai është vrarë në një kafiteri orët e pasdites.
Viktima dhe i dyshuari në këtë rast raportohet të jenë familjar dhe nga i njëjti fshat.
“Sot rreth orës 13:50 policia në Skenderaj ka pranuar informatën për të shtëna me armë zjarr në rrugën Sala e Hamit Jashari. Sipas informative fillestare të shtënat kanë ndodhur brenda një lokali ku si pasojë e të shtënave nga arma e zjarrit dhe plagëve të pësuara ka humbur jetën viktimë mashkull i moshës 42 vjeçar, shtetas i Republikës së Kosovës. Rrjedha hetimore po zhvillohet në drejtim të identifikimit dhe arrestimit të një personi të dyshuar”, thuhet në njoftim.
Tanimë në rrjetin social Facebook veçse janë publikuar fotografi të shumta të viktimës ku edhe kanë shprehur ngushëllime për familjarët./Lajmi.net/
https://www.facebook.com/share/p/18ZTHSpLiL/