Ngjarje e rëndë në Tiranë: 66-vjeçari humb jetën pasi bie nga ndërtesa në vendin e punës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht. Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B.K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katshe në rrugën “Naum Veqilharxhi”. Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe…
![](https://lajmi.net/wp-content/uploads/2025/02/900-0-1700919138xambulance-policia-449.jpg)
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Tiranë, ku një punëtor ka humbur jetën tragjikisht.
Sipas informacioneve, viktima është një burrë rreth 66 vjeç, i identifikuar si B.K., i cili ka rënë nga soleta e një ndërtese katër katshe në rrugën “Naum Veqilharxhi”.
Ngjarja ka ndodhur në orën 11:35 të paradites, dhe punëtori ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një aksident në punë, dhe grupi hetimor ka nisur menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të incidentit.