Hamiti: Nesër qytetarët do votojnë për partitë tradicionale që punojnë për shtetin e Kosovës
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, u shpreh optimist se qytetarët do të votojnë për qeveri të drejtuar nga partia e tij. Në një postim në Facebook, Hamiti shkruan se nesër qytetarët do të votojnë partitë tradicionale që punojnë për shtetin, transmeton lajmi.net. “Nesër, më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të votojnë për…
Lajme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, u shpreh optimist se qytetarët do të votojnë për qeveri të drejtuar nga partia e tij.
Në një postim në Facebook, Hamiti shkruan se nesër qytetarët do të votojnë partitë tradicionale që punojnë për shtetin, transmeton lajmi.net.
“Nesër, më 9 shkurt, qytetarët e Kosovës do të votojnë për partitë tradicionale shqiptare që punojnë për shtetin e Kosovës, në radhë të parë për LDK-në e Ibrahim Rugovës. Do të votojnë për Qeveri të djathtë, të drejtuar nga LDK-ja, e cila i ka njerëzit dhe programin për ta kthyer Kosovën në udhë të mbarë të zhvillimit ekonomik dhe shoqëror dhe të integrimit të vendit tonë në strukturat euro-atlantike, në miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruan ai.
Hamiti kujtoi se kryeministri Kurti nuk e kishte festuar pavarësinë e Kosovës.
“Ndërkohë, le të kujtojmë se “Vetëvendosja” e Albin Kurtit nuk ka festuar për pavarësinë e Kosovës, në ditëlindjen e shtetit tonë – më 17 shkurt 2008 – në ditën më të rëndësishme në historinë e popullit të Kosovës”, shkruhet në postimin e tij.
Ja postimi i plotë: