Haziri: Tubimi i djeshëm i LDK-së në Gjilan ishte kryengritje politike

Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri, ka folur për tubimin përmbyllës që kjo parti e mbajti në Gjilan. Haziri tha se tubimi dje ka qenë i LDK-së së Gjilanit dhe tha se Gjilanin e do më shumë se partinë, ndërsa gjilanasit e duan vendin e vet, atdheun e vet. “Ajo që ka ndodhur dje…

Lajme

07/02/2025 18:34

Kandidati i LDK-së për deputet, Lutfi Haziri, ka folur për tubimin përmbyllës që kjo parti e mbajti në Gjilan.

Haziri tha se tubimi dje ka qenë i LDK-së së Gjilanit dhe tha se Gjilanin e do më shumë se partinë, ndërsa gjilanasit e duan vendin e vet, atdheun e vet.

“Ajo që ka ndodhur dje është përtej LDK-së. Është reagim qytetar, unë dua t’i them kryengritje politike, ku manifestohet pakënaqësia dhe ku dëgjohet se ku mund të shkojmë”.

“Në Gjilan është gjithçka organike. Na ka përjashtuar dhe na ka lënë anash qeveria, pastaj thyhet besimi, por të të ofendojë, me bë me gisht, të të lëndoj, në kohën kur nuk punon asgjë dhe sillesh në mënyrë arrogante, ia ndal njerëzve pritjet”, tha Haziri në “DPT te Fidani” në Klan Kosova.

Më tej, Haziri tha se në Anamoravë në tërësi ka pakënaqësi me Qeverinë Kurti, teksa tubimin e djeshëm të LDK-së në Gjilan e quajti “kryengritje politike”.

“Për ta kthyer pritjen prej autostradës që prej Gjilanit hyn për 17 minuta në Prishtinë dhe të ta kthej në auto-lloç, ai të ka besuar. Si mundet kryeministri i Kosovës të vijë në Gjilan me thënë ‘do të bëjë grup punues për autostradë dhe nën kujdesin tim do të punojmë, na kanë vonuar por nuk na ndalin’. Askush s’e ka penguar”, tha Haziri.