Policia në Shtime shoqëron dy persona për deklarim të rremë të një rasti rrëmbimi

Një 21 vjeçar dhe një 24 vjeçar janë shoqëruar në polici për deklarim të rremë të një rasti rrëmbimi. “Njësitet policore të rendit dhe hetuesit kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes. Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye,…

Lajme

07/02/2025 17:34

Një 21 vjeçar dhe një 24 vjeçar janë shoqëruar në polici për deklarim të rremë të një rasti rrëmbimi.

“Njësitet policore të rendit dhe hetuesit kanë reaguar menjëherë duke shkuar në vendin e ngjarjes. Fillimisht, dyshohej se persona të panjohur kishin rrëmbyer një qytetar dhe e kishin dërguar në fshatin Jezerc, Ferizaj. Për këtë arsye, rasti ishte cilësuar si “Privim i kundërligjshëm i lirisë”. Gjatë hetimeve dhe sigurimit të provave të mjaftueshme, hetuesit policorë kanë arritur të zbulojnë se deklarimet për rastin nuk ishin të vërteta. Për pasojë, sot më datë 07.02.2025, janë shoqëruar në cilësinë e të dyshuarve dy persona, të cilët dyshohet se kanë inskenuar rastin: H.L. (M/K), 21 vjeç; E.S. (M/K), 24 vjeç”, tha policia.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit, rasti është rikualifikuar si “Lajmërim apo kallëzim i rremë”.

Hetimet për rastin do të vazhdojnë në koordinim me organet e drejtësisë.