Rrahje mes disa personash në Pejë, arrestohen gjashtë persona

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.   Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm,…

Lajme

05/02/2025 10:01

Drejtoria Rajonale e Policisë nё Pejë, Stacionin Policor në Pejë, me datë 29.01.2025, rreth orës: 14:50, është njoftuar se në rrugën “Mikel Marku” nё Pejё, ka ndodhur njё rrahje.

 

Policia menjëherë ju ka përgjigjur rastit dhe nё vendit ngjarjes, janё gjetur dhe sekuestruar: tri (3) gёzhoja kalibër, 7.62.3 mm, njё (1) gёzhojё kalibёr 6.6.1mm, njё (1) fishek i gjallё dhe njё (1) kokё plumbi.

Lidhur me rastin ёshtё intervistuar viktima dhe njё i dyshuar ditën e incidentit, nga i dyshuari ёshtё sekuestruar: njё (1) Pistoletё 6mm.

 

Hetuesit e Sektorit Rajonal pёr Hetime DRP Pejё, nё bashkёpunim me Prokurorin e shtetit, pas njё pune intensive kanё arritur tё identifikojnë dhe arrstojnё gjashtё (6) persona tё dyshuar lidhur me kёtё rast, nga tё dyshuarit janё sekuestruar: njё (1) Armё (me mulli) dhe njё (1) Pistoletё (lodёr ne formё shkrepse), ndёrsa njё (1) i dyshuar ende ёshtё nё arrati.

 

Pas intervistimit nga Hetuesit, me vendim tё prokurorit tё shtetit, katёr (4) nga tё dyshuarit janё dёrguar nё mbajtje pёr 48- orё, ndёrsa dy (2) nga ta janё liruar nё procedurё te rregullt.