Kryeministri suedez reagon pas sulmit në shkollën në Orebro: Dita e shkollës u zëvendësua me terror

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka reaguar pas të shtënave në shkollën në Orebro, duke thënë se “është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë”. “Mendimet e mia janë me ata që janë prekur dhe të afërmit e tyre. Mendimet e mia janë gjithashtu me të gjithë ata të cilëve dita normale e…

Bota

04/02/2025 16:50

Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka reaguar pas të shtënave në shkollën në Orebro, duke thënë se “është një ditë shumë e dhimbshme për të gjithë Suedinë”.

“Mendimet e mia janë me ata që janë prekur dhe të afërmit e tyre. Mendimet e mia janë gjithashtu me të gjithë ata të cilëve dita normale e shkollës u zëvendësua me terror. Të jesh i mbyllur në një klasë me frikë për jetën është një makth që askush nuk duhet ta ketë”, shkroi ai n; X.

Kristersson thotë se qeveria është në kontakt të ngushtë me policinë dhe po monitoron zhvillimet.

“Operacioni po vazhdon ende dhe është e rëndësishme që publiku të ndjekë informacionin nga policia. Unë u bëj thirrje njerëzve që të lejojnë policinë të punojë pa u shpërqendruar në mënyrë që të hetojë se çfarë ka ndodhur dhe si mund të ndodhin këto krime të tmerrshme”, tha ai.