Grenell thirrje kosovarëve: Mos u mashtroni me Albin Kurtin, ai ka qenë kundër çdo ideje amerikane

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell është deklaruar sërish për situatën në Kosovë dhe në Serbi. Grenell madje është marrë drejtpërdrejtë me kryeministrin Albin Kurti. Derisa zgjedhjet e 9 shkurtit janë duke u afruar, Richard Grenell u tha qytetarëve se Albin Kurti po gënjen se ishte i afërt me…

Lajme

03/02/2025 15:50

I dërguari i presidentit amerikan, Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell është deklaruar sërish për situatën në Kosovë dhe në Serbi.

Grenell madje është marrë drejtpërdrejtë me kryeministrin Albin Kurti.

Derisa zgjedhjet e 9 shkurtit janë duke u afruar, Richard Grenell u tha qytetarëve se Albin Kurti po gënjen se ishte i afërt me SHBA-të.

“Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por ne kemi nevojë për partnerë të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Bidenit. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që e destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe BE-ja dhe NATO-ja. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit”, shkroi Grenell në X.

Grenell gjithashtu deklaroi se  kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe në Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë, për shkak të Kurtit.

“Kurti ka qenë gjithashtu kundër çdo ideje të SHBA-së të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump”.

“Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në dhe më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës, është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni”, shkroi Grenell.

Postimi i plotë:

Kam shumë miq në Kosovë dhe në Shqipëri dhe shumë miq në Serbi deh në mbarë rajonin. Administrata Trump ka punuar dhe do të vazhdojë të punojë drejt paqes për të gjithë në Ballkan. Por, ne kemi nevojë për partner të besueshëm. Qeveria Kurti nuk ishte e besueshme as gjatë mandatit të parë të Trump, as gjatë mandatit të Biden. Si republikanët ashtu edhe demokratët e kanë kritikuar vazhdimisht Kurtin për ndërmarrjen e veprimeve të njëanshme që destabilizojnë rajonin. Po ashtu edhe për BE-në dhe NATO-n. Bashkësia ndërkombëtare është e bashkuar kundër Kurtit. Kompanitë amerikane po zgjerohen në Shqipëri dhe në Serbi, por nuk po zgjerohen në Kosovë për shkak të Kurtit. Kurti ka qenë kundër çdo ideje amerikane të ofruar nga presidentët Clinton, Bush, Obama, Biden dhe Trump. Retorika e përdorur nga Kurti tani, duke pretenduar se është i afërt me SHBA-në, më mirë se të gjitha qeveritë e tjera të Kosovës është absolutisht e rreme. Mos u mashtroni./Lajmi.net/