Aksident në mes 7 veturave tek “rruga B” në Prishtinë, lëndohen pesë persona

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot tek “Rruga B” në Prishtinë. Pesë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tri të tjerave që ishin parkuar tek rruga B. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se rastin po merret njësia e…

Lajme

03/02/2025 12:21

Një aksident i rëndë trafiku ndodhi sot tek “Rruga B” në Prishtinë.

Pesë persona janë lënduar si pasojë e këtij aksidenti në mes katër veturave në lëvizje dhe tri të tjerave që ishin parkuar tek rruga B.

Zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti njoftoi se rastin po merret njësia e trafikut në kryeqytet, transmeton lajmi.net.

“Sot rreth orës 12:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘B’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira shtatë automjete (4 prej tyre në lëvizje ndërsa 3 të parkuara). Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e aksidentit janë lënduar pesë persona./Lajmi.net/

Foto-KlanKosova
Foto-KlanKosova