Dhjetëra mijëra njerëz protestojnë në Berlin kundër ekstremit të djathtë- Synon të kufizojë bashkimet familjare për disa refugjatë

Mijëra njerëz protestuan në Berlin, të dielën e 2 shkurtit, kundër planeve për kufizimin e imigracionit, të propozuara nga konservatorët opozitarë dhe të mbështetura nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD). Friedrich Merz, udhëheqës i Unionit Kristiandemokrat (CDU), i cili ka gjasa të bëhet kancelar i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve të…

Bota

03/02/2025 12:17

Mijëra njerëz protestuan në Berlin, të dielën e 2 shkurtit, kundër planeve për kufizimin e imigracionit, të propozuara nga konservatorët opozitarë dhe të mbështetura nga partia e ekstremit të djathtë, Alternativa për Gjermaninë (AfD).

Friedrich Merz, udhëheqës i Unionit Kristiandemokrat (CDU), i cili ka gjasa të bëhet kancelar i ardhshëm i Gjermanisë pas zgjedhjeve të 23 shkurtit atje, ka sponsorizuar një projektligj me mbështetjen e AfD-së, duke thyer një tabu kundër bashkëpunimit me ekstremin e djathtë.

Rreth 160.000 njerëz u mblodhën te Porta e Brandenburgut, në kryeqytetin gjerman, afër dhomës së poshtme të Parlamentit, sipas policisë së Berlinit. Protestuesit mbajtën parulla “ne jemi muri, jo bashkëpunimit me AfD-në” dhe “Merz, shko në shtëpi, turp të kesh!”.

Projektligji, i cili dështoi të sigurojë mbështetjen e shumicës në dhomën e poshtme të Bundestag-ut, synon të kufizojë bashkimet familjare për disa refugjatë dhe parasheh refuzimin e më shumë njerëzve në kufijtë e Gjermanisë.