Nesër varrosen tre të miturit që humbën jetën tragjikisht në Jabllanicë të Gjakovës
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar. Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora…
Lajme
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Jabllanicë të Gjakovës, ku mbetën të vdekur tre fëmijë, një i moshës 13-vjeçar, ndërkaq dy të tjerë 15-vjeçar.
Familjarët e viktimave kanë bërë të ditur se trupat e tre të miturve do të varrosen nesër në varrezat e fshatit Shqiponjë, apo ish-Jabllanicë, nga ora 14:00.
Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.
Fëmijët që humbën jetën tragjikisht janë Veton Morina i lindur më 2 dhjetor të vitit 2011, Ideal Rama i lindur më 25 mars 2009 dhe Ramë Mehmetaj i lindur më 7 gusht 2009.