Haxhiu: Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë është tragjedi e thellë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerëve. Tutje ajo është shprehur se ky është një moment i papërballueshëm dhimbjeje. “Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë…

Lajme

02/02/2025 11:59

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë të Gjakovës, ku humbën jetën tre fëmijë.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Haxhiu u ka shprehur ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Tutje ajo është shprehur se ky është një moment i papërballueshëm dhimbjeje.

“Humbja e jetëve të fëmijëve në Jabllanicë të Gjakovës është një tragjedi e thellë dhe dhimbje e madhe për të gjithë. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët e të ndjerëve. Ky është një moment i papërballueshëm dhimbjeje, dhe lutem që ata të gjejnë forcën dhe mbështetjen që u nevojitet për ta përballuar këtë humbje të tmerrshme”, ka shkruar Haxhiu. /Lajmi.net/