Policia e Kosovës jep detaje për rastin te Rruga B: Nuk bëhej fjalë për mjet shpërthyes

Policia e Kosovës ka dalë në Rrugën B në Prishtinë pas raportimeve për një mjet të dyshuar. Njësitet përkatëse kanë kryer kontrollet, teksa qarkullimi ishte kufizuar për pak kohë. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për lajmi.net teksa shtoi se pas kontrolleve u konstatua se nuk bëhej fjalë për mjet shpërthyes. “Rreth orës 14:00 është…

Lajme

01/02/2025 17:17

Policia e Kosovës ka dalë në Rrugën B në Prishtinë pas raportimeve për një mjet të dyshuar.

Njësitet përkatëse kanë kryer kontrollet, teksa qarkullimi ishte kufizuar për pak kohë.

Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin për lajmi.net teksa shtoi se pas kontrolleve u konstatua se nuk bëhej fjalë për mjet shpërthyes.

“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një mjet të dyshimtë (çantë)në rrugën “Jakov Xoxa” në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën. Bazuar në të dhënat nga terreni pas intervenimit të njësive kompetente është konstatuar se nuk bëhet fjalë për mjet shpërthyes”./Lajmi.net/