PZAP gjobit sërish Koalicionin për Familje
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës së urrejtjes. Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe…
Lajme
Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës së urrejtjes.
Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe grupeve shoqërore. Shprehjet qe përdorin fjalë si “turp” dhe “marre” për të sulmuar individë, grupe apo organizata të caktuara mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur parimet e një fushate pozitive.”
Sipas panelit të PZAP-së, i përbërë nga gjyqtarët Ramush Bardiqi si kryesues dhe dy anëtarët Kujtim Pasuli dhe Hajriz Hoti, përdorimi i gjuhës së tillë ka për qëllim ofendimin, denigrimin dhe njëherësh shihen si shprehje me ngjyrime përçmuese ose nënvlerësuese.
Deri më datën 31 janar, PZAP-ja i ka shqiptuar Koalicionit për Familje katër dënime në vlerë të përgjithshme prej 24.000 eurosh.