Haradinaj zotohet për ulje të çmimit të rrymës: Deri sa ta ulim, s’e lëmë mu rritë – Kurti do ta rrisë çdo tre muaj
Brenda dy-tri vitesh u zotua për ulje të çmimit të energjisë elektrike, kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, në tubim zgjedhor në Lipjan. “Ne e kemi formulën”, tha Haradinaj – gazësjellësi dhe termocentrali me gaz. “Unë e kam zgjidhjen për me jetu m’e lirë. Ne e ulim çmimin e energjisë Ju thuani a është…
Lajme
Brenda dy-tri vitesh u zotua për ulje të çmimit të energjisë elektrike, kandidat i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj, në tubim zgjedhor në Lipjan.
“Ne e kemi formulën”, tha Haradinaj – gazësjellësi dhe termocentrali me gaz.
“Unë e kam zgjidhjen për me jetu m’e lirë. Ne e ulim çmimin e energjisë Ju thuani a është e mundshme? Po unë e kam formulën. Gazësjellësi, e termocentrali me gaz. Për dy-tri vjet e uli e çmimin e energjisë”, tha ai.
“Deri atë ditë, nëse s’muj me ulë s’e la me u rritë. Sa i përket energjisë, nëse vazhdojnë çdo tre muaj kanë me na e rritë çmimin e energjisë – nuk na dalin as ato 100 eurot çdo muaj. Kur e prodhon atë energji, atëherë ajo sasi është e jona – ashtu rregullohet”.
“Ne duhet me i rregullu edhe këto turbinat, e jo veç me i servisu, por edhe me be të re. Edhe nëse s’bëjmë termocentralë, i thomë BE-së veç po i ndërrojmë se janë të vjetra”, tha Haradinaj.