Bedri Hamza para studentëve: 25 milionë euro do t’i ndajmë çdo vit si bursa studentore
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë. Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare. “Unë…
Lajme
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se çdo vit do t’i ndajnë nga 25 milionë euro si bursa studentore për të rinjtë.
Ai ka thënë se Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
“Unë besoj te potenciali i studentëve tanë. Çdo vit, 25 milionë euro do t’i ndajmë si bursa studentore për të rinjtë e Kosovës. Ata do të studiojnë, punojnë dhe do ta ndërtojnë karrierën e tyre në vendin tonë.
Fondi Shtetëror i Bursave është një mundësi e mrekullueshme për të gjithë studentët që t’i ndjekin ëndrrat e tyre, pa u penguar nga barriera financiare.
#MaMirë #PDK131”, ka shkruar Hamza.