Berisha i sigurt: Kurti nuk do të jetë më në pushtet

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka folur sot për Qeverinë madje pati shumë kritika në drejtim të Qeverisë Kurti dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje. Ai u shpreh goxha i sigurt se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të jetë më në pushtet pas 9 shkurtit. “E ka humbë besimin e popullit.…

Lajme

29/01/2025 18:50

Deputeti nga radhët e AAK-së, Bekë Berisha, ka folur sot për Qeverinë madje pati shumë kritika në drejtim të Qeverisë Kurti dhe partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai u shpreh goxha i sigurt se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, nuk do të jetë më në pushtet pas 9 shkurtit.

“E ka humbë besimin e popullit. Dikujt iu ka dukur interesant fjalimet e tij, mirëpo ne kemi nevoja si njerëz, si Kosovë, domethënë të zhvillimit edhe të dinjitetit”, tha ai në KlanKosova.