William Walker jep dëshmi për krime lufte në Gjykatën Themelore në Prishtinë

William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, ka dëshmuar të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se dëshmia e Walker u dha pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij. Gashi…

Lajme

29/01/2025 17:10

William Walker, ish-ambasador i OSBE-së në Kosovë, ka dëshmuar të mërkurën para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Kështu ka konfirmuar për lajmi.net, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi, e cila bëri të ditur se dëshmia e Walker u dha pas kërkesës së Prokurorisë Speciale për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së tij.

Gashi ka bërë të ditur se rasti është i mbyllur për publikun.

“Ju njoftojmë se pas kërkesës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmitarit W.W, Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special është duke mbajtur seancën për mundësi hetuese të veçantë për marrjen e deklaratës së dëshmtarit W.W, i cili ka të bëjë me krime lufte. Rasti është i mbyllur për publikun”, ka thënë Gashi. /Lajmi.net/